Shqipëria luan të martën sfidën për ‘jetë a vdekje’ me Letoninë. Ndeshja vendimtare për të mbajtur ende gjallë shpresat e kualifikimit për në Botëror zhvillohet në Air Albania Stadium në orën 20:45 dhe do të transmetohet në platformën Digitalb. Kuqezinjve kanë si objektiv të vetëm tri pikët me një kundërshtar me të cilin nuk kemi fituar asnjëherë në 10 përballjet e shkuara.