Suedia, një vend që refuzoi izolimet, po i afrohet zero viktimave nga koronavirusi. Kjo ndodh në një kohë kur kryeepidemiologu i vendit nordik, hodhi poshtë frikën për variantin vdekjeprurës Delta. Në 14 ditët e fundit, Suedia ka regjistruar një mesatare prej 0.6 viktimash të covidit në ditë. Nëse bëjmë një krahasim, britania e madhe ka regjistruar 74 viktima në ditë dhe shtetet e bashkuara 329. Shkalla e vdekjeve për frymë në suedi sidoqoftë është disa herë më e lartë se në fqinjët nordikë, por shumë më e ulët se në disa vende të mëdha evropiane.