Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka komentuar pozitivisht vizitën e sekretarit të përgjithshëm të Natos të hënën në Kosovë. Sipas Kurtit, vizita e Jens Stoltenberg, vërteton se siguria e Kosovës është e rëndësishme për NATO-n. “Vizita e ardhshme e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg në Kosovë demonstron përkushtimin e vendosur të NATO-s për sigurinë tonë”, ka shkruar Kurti në rrjetin social “X”.