Tre deputete të parlamentit serb kanë mbetur të plagosura pas dhunës që shpërtheu në sallë mes opozitës dhe mazhorancës seancën e parë të sesionit pranveror. Ministria e Shëndetësisë në Beograd tha se njëra prej deputeteve është në gjendje kritike për jetën, ndërsa një tjetër është shtatzënë në muajin e tetë dhe rrezikon të humbasë fëmijën.