Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk i ka kursyer batutat dhe ironinë me këshilltarët e opozitës, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit. Duke u sjellë në vëmendjen faktin që në Tiranë po vijnë artistë me famë botërore për të performuar, Veliaj ‘thumboi’ opozitarët, duke u thënë se janë kthyer edhe më rëndë sesa ishin para katër vitesh.