Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën Kombëtare për Arsimin dhe Formimin. Gjatë fjalës së mbajtur në këtë konferencë, kreu i Qeverisë tha se Shqipëria nuk vuan për burime njerëzore sot, por vuan për mungesë të profesionistëve të kualifikuar për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut.