Për investimin 2 miliard dollarë të Portit të Durrësit nga Mohamed Alabbar themelues dhe pronar i kompanisë EMAAR, është folur në median prestigjioze CNN. Mohamed Alabbar në intervistën për CNN teksa e quan vendin tonë “Europa e re” thotë se të gjithë indikatorët që të investojë në vendin tonë janë pozitivë. Ai thotë se ka parë te ne qeverinë e cila punon ditë e natë që të jetë pjesë e BE.