Top News- Jeep sjell ‘bishën’ eletrike!/Kompania prezanton fouristradën e së ardhmes!
18/10/2022 17:25

Jeep po ecën përpara me planet e tij për t’u bërë “marka numër një për SUV elektrikë” teksa ka prezantuar automjetin e tij të parë elektrik, Avenger. Prodhuesi i fortë i SUV-ve, thotë se koncepti i tij i ri EV e mbart markën Jeep në të ardhmen me aftësitë më të mira si në rrugë të mira dhe të këqija. Në shtator, Jeep në pronësi të Stellantis, foli për katër modele të reja plotësisht elektrike që do të dalin në treg në SHBA dhe Evropë deri në fund të vitit 2025. Jeep është i njohur për prodhimin e automjeteve të forta me aftësi të jashtëzakonshme off-road, të cilat prodhuesi i automjeteve planifikon t’i sjellë në epokën e re të automjeteve elektrike. Kompania është e ndërtuar mbi katër vlera, lirinë, aventurën, origjinalitetin dhe pasionin.

DIGITALB DIGITALB - OFERTA