Motra e autorit të dyshuar të dhunës ndaj Altin Meçajt, ngjarje e ndodhur rreth një javë më parë në Cakran të Fierit ka reaguar publikisht duke hedhur poshtë akuzat viktima është rrahur nga vëllai i saj, Fredi Lamaj. Në reagim ajo thotë se Fredi Lamaj nuk ka marrë pjesë në asnjë rrahje apo konflikt dhe kjo mund të faktohet dhe se Altin Meçaj e ka përndjekur në rrjetet sociale.