Një situatë e pazakontë është regjistruar Brenda ambienteve të Gjykatës së Posaçme, ku është kërcënuar avokati Detar Hysi. Ky I fundit ka qenë pjesë e seancës ku po bëhej ballafaqimi mes të pandehurve për vrasjet e bujshme të Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, dhe të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi. Gjatë seancës të kësaj së premteje, Luftar Reçi i është përgjigjur pyetjeve të avokateve të të pandehurve që akuzohen si organizatorë dhe porostitës, për dy vrasjet e bujshme të 17 viteve më parë.