Seanca e kësaj të enjteje vijoi me debate e tone të ashpra edhe mes Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha e kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi. Situata u nxeh, pasi opozita akuzoi ministrin për futjen e policisë në Kuvend, çka solli reagimin e menjëhershëm të Hoxhës. I ashpër ishte reagimi i Bardhit ndaj ministrit të Brendshëm, të cilin e konsideroi si përfaqësues të bandave në qeveri. Por një paralajmërim e pati edhe lidhur me vëllain e ministrit. Pas vendimit të Gjykatës Administrative, opozita hyri në Kuvend e papenguar, por duke shkaktuar debate të forta.