Bashkia e Tiranës ka hapur Javët Kulturore Ndërkombëtare, të cilat kanë nisur me një ambicie të madhe për Javët e Bashkimit Europian. Kreu i Bashkisë Erion Veliaj tha se java e parë do të hapë siparin për të gjitha aktivitetet e jashtëzakonshme që do të pasojnë në vijim. Shqipëria do të mirëpresë kultura nga e gjithë bota ku do të ketë aktivitete, artistë e performanca, për disa muaj me rradhë.