Top News/ Javelinët amerikanë në Kosovë / ’Arma perfekte’ për të frenuar një sulm nga Serbia
19/01/2024 11:48

Autoritetet në Kosovës dhe zyrtarët amerikanë konfirmuan javën e kaluar se Kosova është në procesin e blerjes së 246 raketave Javelin. Kërkesa e Kosovës, pritet të shqyrtohet tani nga Kongresi amerikan, që jep miratimin përfundimtar për shitjen e armëve vendeve të huaja. Mark Montgomery, drejtor pranë Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive në Ëashington, admiral në pension i forcave detare amerikane, me një përvojë të gjatë me ushtrinë me amerikane, shpjegon për Zërin e amerikës se kjo është arma që i duhet kosovës. Sipas tij, vendimi për të siguruar raketat Javelin, thotë ai “është i menduar mirë”.“Për të miratuar një kërkesë të tillë duhet shumë planifikim dhe përpjekje ndërinstitucionale, që do të thotë se ana politike, ekonomike dhe ushtarake e vlerësimit të qeverisë amerikane rreth Ballkanit në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti, u pajtuan që kjo është gjëja e duhur për të bërë,” thotë Montgomery.Ai shton se mesazhi që përcillet me shitjen e sistemit të përparuar Javelin për Kosovën ka synime diplomatike.“Ne e dimë se duam t’i sigurojmë Kosovës pajisje të nevojshme për të krijuar stabilitet brenda kufijve të saj nga çfarëdo përdorim force nga jashtë. Sistemi ‘Javelin’ është një armë e përsosur, sepse është një armë fantastike mbrojtjeje për të frenuar një sulm të mundshëm me automjete të blinduara ndaj Kosovës,” shton ai. Sipas Montgomery, sistemi Javelin, i cili u bë i famshëm nga përdorimi në Ukrainë, në përballjen me sulmin e Rusisë, është efikas, si në aspektin parandalues ashtu edhe në atë buxhetor dhe në rrafshin strategjik, është hapi i duhur. Raketat Javelin, thotë Montgomery, janë një nga sistemet më të kërkuara të arsenalit ushtarak amerikan. “Vlerësimi i Shteteve të Bashkuara është se Kosova duhet të pajiset me sistem armësh të avancuara. Kjo është armë që përdoret nga një ushtar i vetëm, që do të thotë se ne nuk po u japim pajisje të shkallës së lartë të manovrimit ushtarak, por po u ofrojmë atë që ju duhet. Dhe po i dërgojmë mesazh çdo armiku potencial, se Kosova ka pajisjet që i duhen për të frenuar një sulm të mundshëm,” thotë Montgomery.

Top News – Busulla dhuratë nga Agim Ramadani / Rrëfimi që prek zemrat 27 vite pas Koshares
12/04 14:54
Top News – Kosovë, nga dekretet te emërimet / Ja sfidat e Albulena Haxhiut si presidente në detyrë
12/04 14:46
Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00