Dinari serb nuk është ndaluar zyrtarisht në Kosovë, sqaron për AFP kryeministri Albin Kurti, por ai nënvizon se vetëm euro është monedha ligjore për transaksionet tregtare. Komentet e tij vijnë pas tensioneve të krijuara kohët e fundit për vendimin e bankës qendrore të kosovës që ndezi tensionet diplomatike me serbinë. “Ne nuk po ndalojmë dinarin serb, njerëzit mund ti mbajnë dinarët, por e vetmja mënyrë e pagesës është me euro – tha Kurti duke insistuar se serbët e kosovës nuk do të ndëshkohen për mbajtjen e monedhës.