Top News – Java e ngjeshur parlamentare. Qeveria ‘Rama 4’ nis punën më 19 shtator
13/09/2025 14:54

Pas betimit të 140 deputetëve të zgjedhur më 11 maj, në Kuvend fillon puna për riorganizimin e komisioneve, teksa pritet edhe betimi i ministrave të kabinetit të ri qeveritar. Kryeparlamentari Niko Peleshi do të presë më 15 shtator, në orën 11, në kryesinë e kuvendit, kryetarët e grupeve parlamentare për të diskutuar propozimet e tyre sa i takon përbërjes së kryesisë e Byrosë së Kuvendit, sekretariateve, këshillin për rregulloren dhe mandatet, këshillin për legjislacionin dhe delegacionet e përhershme në organizatat ndërkombëtare. Të martë kryeministri Edi Rama udhëton drejt Brukselit ku do të mbahet konferenca për çeljen e grupkapitullit të radhës të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në po të njëjtën ditë, pritet që në kryesinë e kuvendit të mblidhet këshilli për rregulloren dhe mandatet për të shqyrtuar propozimin e Partisë Socialiste, që shton numrin e komisioneve, redukton numrin e anëtarëve dhe le shtatë komisione në drejtimin e mazhorancës e katër në drejtim të opozitës. Gjithashtu po diskutohet mundësia që në 16 shtator të mblidhet edhe një seancë plenare pasdite për të kaluar me procedurë të përshpejtuar ndryshimet në rregulloren e kuvendit, që do i hapnin rrugën shtimit të numrit të komisioneve dhe rikonceptimit të objektit të punës së tyre. Konferenca e kryetarëve parashikohet të mblidhet më 17 shtator, ku do të vendoset programi i punës. Gjatë këtyre tre ditëve kryeministri Edi Rama pritet t’i ketë dërguar në presidencë emrat e ministrave të rinj të kabinetit qeveritar. Institucioni i presidencës do verifikojë pastërtinë e figurave të tyre, duke marrë të dhëna nga SHISH dhe nga Autoritetit të Dosjeve, dhe më pas do të nxjerrë dekretet individuale për secilin nga ministrat. Ky moment i hap rrugën mbledhjes së seancës të enjten, ku do të prezantohet programi i këshillit të minsitrave, që do të votëbesohet në parlament. Vetëm pas këtij votimi, ministrat do të mund të betohen në Presidencë për të filluar kështu punën në mandatin e katër qeverisës.

Top News – Reforma territoriale dhe variantet e PS/ PD: Tymnajë me fjalë, propozimet janë pa thelb
29/03 18:16
Top Channel/ Plani i PS për pronat: Brenda 2027, regjistrim titujve të pronësisë
28/03 23:16
Top News – Spiropali përplaset me ministren Ismaili. Zbardhen debatet në mbledhjen me dyer të mbyllura të PS
28/03 21:30
Top News – Zgjedhjet në struktura dhe shtimi i anëtarësimeve, Klosi rreshton detyrat për socialistët
28/03 20:17
Top News – Nis rienergjizimi i PS në Tiranë, Rama në njësinë nr.2, porositë për socialistët
28/03 20:16
Top Channel/ Presidenti Begaj: Mjekësia, profesioni i sakrificës dhe humanizmit
28/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet urdhri i Ramës për ministrat: Zbrisni ne terren
28/03 19:42
Top Channel/ PS nis rienergjizimin në Tiranë, Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS në Njësinë 2
28/03 19:14
Top Channel/ Rama në Njësinë 2: Do ristrukturojmë Tiranën, rritja e pensioneve do dyfishohet…
28/03 18:34
Top Channel/ Berisha thirrje qytetarëve: Qëlloni me vezë e domate deputeten e PS
28/03 15:55
Top News-PS nis turin ‘Punët për Shqipërinë’. Deputetë, ministra e kryebashkiakë të gjithë në terren
28/03 15:44
Top Channel/ Berisha thirrje për protesta: Më 17 prill për largimin e Ramës. Reagim edhe për naftën
28/03 15:08
Top Channel/ Takimi me dyer të mbyllura, Rama mbledh qeverinë me deputetët: Zbrisni në terren
28/03 15:06
Top News – ‘PS po kthehet në origjinë, është themeluar mbi krimin, ta rrëzojmë!’
28/03 14:49
Top News – ‘Patronazhistët, si sigurimi i shtetit gjatë diktaturës, do i ndëshkojmë!’
28/03 14:48
Top News – ‘Pensione cinike dhe qesharake, të moshuarit nuk blejnë dot ilaçe’
28/03 14:48
Top News – ‘Nafta, ndëshkim mbarëqytetar, çmimet në Shqipëria, sa në Zvicër’
28/03 14:48
Top News – Berisha akuzon për plaçkitje të pronës private.’Dimensioni më antiqytetar’
28/03 14:48
Top Channel/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Spiropali dhe Braçe ulen në fund të sallës
28/03 14:31
Top News -‘Lulzim Basha donte bashkimin me PS, tani jemi në kilometrin e fundit!’
28/03 14:25