Ashtu sic u lajmërua, këtë të hënë ka filluar java e hapur e vaksinimit masiv për personat mbi 18 vjec në të gjithë vendin. Mirëpo, nga vazhgimi i bërë në disa prej qendrave të vaksinimit, në qytete të ndryshme, ajo që vihet re është se interesi është i pakët, madje mund të thuhet se nuk ka interes fare, pasi në intervale oraresh të caktuara qendrat e vaksinimit kanë qenë pothuajse bosh. Të paktën kështu është paraqitur situata në qytetin e Tiranës, Shkodrës, Lezhës, Korcës dhe Elbasanit.