Top News – Japonia ndëshkon ashpër Rusinë / Sanksione shtesë mbi 80 organizata ruse
26/05/2023 10:55

Japonia do të vendosë sanksione shtesë ndaj Rusisë pasi samiti i Grupit të Shtatë (G7) që vendi priti javën e kaluar ra dakord për të rritur masat për të ndëshkuar pushtimin e Ukrainës nga Moska, tha të premten kryesekretari i kabinetit të kryeministrit japonez Hirokazu Matsuno. Të enjten, Matsuno, zëdhënësi kryesor i qeverisë së Tokios, kritikoi veprimin e fundit të Rusisë për vendosjen e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi, duke deklaruar se do të përshkallëzonte edhe më tej situatën rreth pushtimit të Ukrainës. "Si i vetmi vend që ka pësuar bombardime bërthamore gjatë kohës së luftës, Japonia nuk e pranon kurrë kërcënimin bërthamor të Rusisë, e lëre më përdorimin e tij", tha Matsuno në një konferencë të rregullt për shtyp. Udhëheqësit e G7, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Gjermaninë dhe Francën, javën e kaluar treguan vendosmërinë e tyre për të mbështetur Ukrainën me ndihma ushtarake shtesë dhe sanksione ndaj Rusisë, në samitin vjetor të mbajtur në Hiroshimë. Në një veprim të koordinuar me G7, Japonia do të ngrijë asetet e 78 grupeve dhe 17 individëve, duke përfshirë oficerë të ushtrisë në Rusi dhe do të ndalojë eksportet në 80 entitete ruse, si laboratorët kërkimorë të lidhur me ushtrinë. Japonia do të ndalojë gjithashtu ofrimin e shërbimeve të ndërtimit dhe inxhinierisë për Rusinë, megjithëse detajet e masës do të shpallen në një datë tjetër, tha një deklaratë e ministrisë së tregtisë.

Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04