Trupi me arkëmortin e Kryepeshkopit Anastas u nis nga Athina në drejtim të Tiranës, pas dy ditësh shërbesash kishtare në Katedralen e kryeqytetit grek. Besimtarë shqiptarë dhe grekë i dhanë lamtumirën e fundit kryepeshkopit, që ndërroi jetë mëngjesin e së shtunës në moshën 95 vjeçare në spitalin ‘Ungjillizimi’, ku ishte i shtruar prej ditëve të para të janarit.