Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja ka bërë mbrojtjen në Gjykatën e Posaçme, pasi SPAK kërkoi për të 2 vite burg, duke e akuzuar për fshehje pasurie. Dedja deklaroi se apartamenti në Golem me hapësirë 60m2 dhe një garazh për të cilat akuzohet nga Prokuroria e Posaçme, janë në emër të vëllait dhe duhet të përgjigjet ai.