Mazhoranca socialiste rrëzoi dy kërkesat e opozitës për të hetuar kontratat e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe AKSHI-t. Kërkesat u rrëzuan me argumentin se këto çështje janë nën hetim nga prokuroria dhe nuk mund të ketë mbivendosje kompetencash me Parlamentin. “Në lidhje me kërkesën e 39 deputetëve për ngritjen e Komisionit Hetimor, ajo duhet të respektojë disa parime. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, çdo çështje që është në gjykim nuk mund të shqyrtohet. Në këto kushte në vlerësimin tonë, në tërësinë e vetë kërkesa ka më shumë faqe me firma sesa thelb. Në kërkesë nuk ka një rast ose çështje konkrete dhe nuk mund të zëvendësojme prokurorinë dhe gjykatën. Bazuar në normën që parashikon ligji i posaçëm për komisionet hetimore nuk e miratojmë këtë kërkesë për çuarjen e kërkesës në seancë plenare”