Arrest me burg ka caktuar Gjykata e Tiranës për 4 persona që ranë në prangat e policisë, në kuadër të operacionit "Kutia e Pandorës". Mbi 6 kg kokainë e heroinë janë sekuestruar si dhe shuma të mëdha parash e automjete teksa u arrestuan Brikena Frakulli, Hortenca Biçaku, Klevi Banushi dhe Artur Kristo. Burime nga seanca bëjnë të ditur se Brikena Frakulli mori përsipër të gjithë përgjegjësinë duke thënë se djali i saj Klevi Banushi që po ashtu i arrestua, ka qenë rastësisht në apartament.