Fran Marashi ka kërkuar pafajësi gjate mbrojtjes së tij në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Ai pretendoi se nuk ka gisht në masakrën e Urës Vajgurore të 17 qershorit 1997 ku u vranë 4 efektiv policie dhe u plagosën 6 të tjerë. “I bëj thirrje organit hetues të thellohet në hetimin e kësaj ngjarje, dhe të zbulojë autorët e vërtetë. Nuk kam gisht në këtë ngjarje” tha Fran Marshi, ndërsa mbrojtja e tij kërkoi që në rast fajësie, të aplikohet gjykimi i shkurtuar. Të pranishëm ishin edhe familjarë të viktimave ku pati edhe një dialog mes njërit prej tyre dhe Fran Marashit.