Ish-kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe i arrestuar për shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderat, i është drejtuar sërish Apelit për të kërkuar lirinë, kësaj here me pretendimin se vuan nga disa sëmundje dhe e ka të pamundur të qëndrojë në qeli. Sipas avokatit, i cili ka paraqitur pretendimet e Tushes, ai vuan prej vitesh nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akte, alergji ndaj disa ushqimeve si dhe problemet me mushkërinë.