Presidenti francez, Emmanuel Macron, duket se ka kaluar një fundjavë të jashtëzakonshme...Ai festoi bashkë me lojtarët në dhomat e zhveshjes, medaljen e artë të Tuluzës që fitoi titullin në regbi, dhe piu edhe një shishe birrë me ta... Dhe këtë të fundit, e ktheu me fund... Tuluza mundi La Rochelle, 29 me 26 në një ndeshje vendimtare dhe u bë kampionia e francës në regbi për të 22-tën herë. Në fërshëllimën finale, macron u pa shumë entuziast dhe ky entuziazëm u bë viral në rrjet, me videot që tregonin atë teksa i bashkohej lojtarëve në dhomat e zhveshjes, që u shpërndanë me shpejtësi rrufeje.