Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, shoqëroi liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në një ekspozitë ku u paraqitën raketat balistike të ndaluara të Koresë së Veriut. Dy përfaqësuesit e Rusisë dhe Koresë së Veriut u zotuan të forcojnë lidhjet mes dy vendeve, raportoi të enjten media shtetërore e Koresë së Veriut.