Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë, mëngjesin e kësaj të mërkure, në Vlorë, për trafikim të jashtëligjshëm të klandestinëve nga vendet e Lindjes së Mesme. Mësohet se në orën 5 e 15 janë shoqëruar nga Vlora në drejtim të Tiranës shtetasit Paulin Koci, Petrit Pashaj, Dushan Spahiu, Fatjon Belaj, Qazim Ismaili. Mbi ta rëndon akuza e grupit të strukturuar kriminal dhe trafikut të klandestinëve