Deputeti socialist, Erion Braçe e konsideron selektiv dhe të palogjikshëm, vendimin e autoritetit të konkurrencës për të gjobitur gjashtë grumbullues të fruta-perimeve me argumentin se kanë bashkërenduar dhe diktuar çmimet në dëm të fermerëve, duke aplikuar edhe një mark-up apo shtesë mbi kosto shumë të lartë, deri në 115%.