Gjimnazistët shqiptarë të shkollës së mesme “Zef Lush Marku”, nga Çairi i Maqedonisë së Veriut do të shkojnë në NASA pasi kanë krijuar aplikacionin më të mirë nacional “Moonquakes”. Nxënësit: Jasir Idrizi, Krenar Ahmeti, Dijar Selami, Endrit Shaqiri dhe Andi Ganiu, me mentor Nderim Nagavcin, janë një ndër fituesit e garës kombëtare NASA Space Apps Challenge dhe pikërisht i gjithë grupi ishin të ftuar ditën e sotme në emisionin Breaking në Top News.