Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, paralajmëroi të premten Hamasin se duhet të pranojë një propozim për armëpushim të ndërmjetësuar nga SHBA, përndryshe do të përballet me shkatërrim total. Paralajmërimi u bë në një kohë kur Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se një marrëveshje për ndërprerjen e luftimeve është shumë afër.