Izraeli goditi të martën në orët e para të mëngjesit me raketa drejt disa objektivave ushtarake jashtë kryeqytetit të Sirisë Damaskut, duke shkaktuar "dëme materiale", tha ministria e mbrojtjes e Sirisë. Mbrojtja ajrore siriane ndaloi "raketat izraelite dhe rrëzoi disa prej tyre", shtoi ministria në një deklaratë.