Top News – Izraeli rrafshon portin në Jemen / Kërcënon me bllokadë detare dhe ajrore
10/06/2025 11:35

Marina e Izraelit goditi të martën portin Hodeidah të Jemenit në Detin e Kuq, ndërsa ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, i ka kërcënuar rebelët Huthi me një bllokadë detare dhe ajrore, nëse vazhdojnë sulmet ndaj Izraelit.Televizioni Al Masirah, i kontrolluar nga Huthit, raportoi se Izraeli i kreu dy sulme ndaj dokeve të portit Hodeidah.Ushtria izraelite tha në një komunikatë se marina e saj goditi shënjestrat e Huthive, duke shtuar se porti përdoret nga rebelët Huthi për të transportuar armë.Nuk është raportuar për viktima deri më tani.Sulmet ndodhën pasi ushtria izraelite të hënën u bëri thirrje njerëzve të largohen nga portet e kontrolluara nga Huthit në Ras Isa, Hodeidah dhe Salif."Ne paralajmëruam organizatën terroriste Huthi se, nëse vazhdon të qëllojë me armë drejt Izraelit, do të përballen me një përgjigje të fuqishme dhe do t’i nënshtrohen një bllokade detare dhe ajrore", tha Katz në X.Që nga fillimi i luftës në Gazë në tetor të vitit 2023, rebelët Huthi - aleatë të Iranit - kanë kryer sulme ndaj Izraelit dhe ndaj anijeve në Detin e Kuq, duke penguar tregtinë globale. Ata thonë se e bëjnë këtë në shenjë solidariteti me palestinezët.Shumica e dhjetëra raketave dhe dronëve të lëshuar drejt Izraelit janë shkatërruar ose janë rrëzuar para se t’i arrinin shënjestrat. Izraeli ka kryer një sërë sulmesh hakmarrëse ndaj Huthit.Izraeli i ka dobësuar ndjeshëm aleatë e tjerë të Iranit në rajon, Hezbollahun dhe Hamasin.Ndërkohë, rebelët Huthi të mbështetur nga Teherani dhe grupet e armatosura proiraniane në Irak, ende qëndrojnë në këmbë.

Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47