Sulmet ajrore izraelite në qytetin jugor të Gazës, Rafah, kanë goditur zona të dendura me palestinezë, pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar trupat e tij të “përgatiten për të operuar”. Qyteti Rafah është kthyer në zonën e fundit ku kanë mundur të strehohen deri më tani palestinezët, pas nisjes së luftës më 7 tetor.