Izraeli ka hartuar plane për një sulm "strategjik, por të dhimbshëm" në tokë iraniane, sipas burimeve të inteligjencës. Tani kabineti i luftës i Netanyahut thjesht po pret momentin e duhur për ta nisur atë, ndërsa Lindja e Mesme është në prag të luftës. Irani dhe Izraeli kanë këmbyer kërcënime për ditë të tëra, që nga breshëria e paprecedentë e dronëve dhe raketave të Teheranit të shtunën në mbrëmje.