Liderët izraelitë besohet se janë duke bërë përgatitje të hënën për operacionet ushtarake në qytetin jugor të Gazës, Rafah. Aktualisht në këtë qytet strehohet pjesa më e madhe e popullsisë së Gazës, e cila ka ikur atje si pasojë e luftë së nisur gjashtë muaj më parë. Në bisedimet në Kajro, me qëllim të arritjes së një armëpushimi, është shënuar “përparim i rëndësishëm”, dhe më shumë negociata pritet të zhvillohen në ditët në vijim, ka raportuar të hënën mediumi shtetëror në Egjipt, Al-Qahera.