Izraeli bombardoi Gazën edhe këtë të hënë. Teksa liderët botërorë prisnin një de-përshkallëzim të luftimeve, pas sulmit të ndërmarrë nga Irani, ushtria izraelite nuk e ndali ofensivën kundër grupit militant të Hamas. Fuqitë e mëdha ndërkohë edhe njëherë përsëritën qëndrimin për ndalje të sulmeve me qëllim evitimin e një konflikti të madh në Lindjen e Mesme.