Izraeli ka shprehu mbështetjen ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara për të pezulluar sulmet ndaj Iranit, por ka bërë të qartë se armëpushimi dyjavor nuk do të përfshijë operacionet e tij ushtarake në Liban. Në një deklaratë, kryeministri Benjamin Netanyahu theksoi se Izraeli mbështet përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump për të siguruar që Irani të mos përbëjë më kërcënim bërthamor, raketor apo terrorist për rajonin dhe më gjerë.