Izraeli ka miratuar një projektligj shumë të debatueshëm që parashikon dënimin me vdekje për palestinezët e dënuar për vrasjen e izraelitëve në akte që konsiderohen “terrorizëm”, ndërsa i njëjti standard nuk zbatohet për izraelitët l që kryejnë krime ndaj palestinezëve. Ligji pritet të hyjë në fuqi brenda 30 ditësh, pasi mori dritën jeshile nga kuvendi. Projektligji u miratua me 62 vota pro, 48 kundër dhe një abstenim, duke shënuar një fitore të rëndësishme për krahun e djathtë radikal në Izrael. Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, kishte vendosur miratimin e tij si kusht kyç në marrëveshjen e koalicionit me kryeministrin Benjamin Netanyahu.