Shtatë muaj pas fillimit të mandatit të tij si Kancelar, Friedrich Merz kreu vizitën e tij të parë zyrtare në izrael, në një udhëtim që zgjati më pak se 24 orë. Vizita tërhoqi vëmendje, veçanërisht në Gjermani, nëse do të dërgonte sinjalin e gabuar mes konfliktit të vazhdueshëm në Gaza dhe dhunës në rritje në Bregun Perëndimor. Kohët e fundit, në Gjermani, ka patur shumë zëra kritikë në lidhje me sjelljen ushtarake të Izraelit në Gaza, dhe kjo ka qenë disi e pazakontë për izraelitët. E gjithë vemendja ishte drejtuar te deklarata e përbashkët dhe konferenca për shtyp mes Kryeministrit Benjamin Netanjahu dhe Friedrich Merz për shkak të disa dallimeve. Ndërsa pranuan dallimet në disa çështje, të dy udhëheqësit përsëritën forcën e lidhjes mes vendeve të tyre.