Mediat libaneze raportuan se pesë persona u vranë si pasojë e sulmeve izraelite ne raketa. Mes viktimave ishin dhe tre fëmijë sirianë, ndërsa Hezbollah njoftoi kundërpërgjigje. "Tre fëmijë sirianë" u vranë "në një sulm të armikut që synoi tokën bujqësore në fshatin Umm Toot", tha Agjencia Kombëtare e Lajmeve ndërsa sqaroi se një sulm me dron "armik" kishte shënjestruar një motoçikletë diku tjetër në Libanin jugor, duke vrarë dy sirianë.