Top News/ Izraeli ‘i vë flakën’ Gazas / Zgjeron ofensivën kundër Hamasit, sërish viktima civile
04/12/2023 10:59

Izraeli zgjeroi të hënën ofensivën kundër militantëve të Hamasit, në Gazën e rrethuar ndërsa shqetësimi ndërkombëtar u thellua lidhur me numrin në rritje të viktimave civile në luftën që nisi nga sulmet e 7 tetorit. Që nga përfundimi i armëpushimit të premten, luftimet në Gaza kanë rifilluar mes grupit radikal Hamas dhe trupave izraelite që avancojnë, ashtu si edhe lëshimet e raketave të militantëve drejt Izraelit dhe sulmet ajrore të Izraelit në territorin palestinez. Gjatë fundjavës, sulmet ajrore izraelite në Gazën veriore ngritën në qiell re të dendura tymi dhe pluhuri. Të dielën, ushtria izraelite raportoi për disa raketa të lëshuara nga Gaza në Izrael, duke shtuar se shumica ishin rrëzuar. Qeveria e drejtuar nga Hamasi në Gaza dhe agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Ëafa thanë se një sulm kishte goditur hyrjen e spitalit Kamal Aduan në veri të territorit të dielën vonë. Disa njerëz u vranë në sulm ndërsa Hamasi akuzoi Izraelin në Telegram për një "shkelje të rëndë" të ligjit humanitar. Izraeli thotë se Hamasi përdor spitalet dhe infrastrukturën tjetër civile për qëllime ushtarake, një akuzë që grupi militant e mohon. “Forcat e Mbrojtjes së Izraelit vazhdojnë të zgjerojnë operacionin tokësor kundër fronteve kryesore të Hamasit, në Rripin e Gazës”, tha të dielën zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari. "Kudo ku ka një bastion të Hamasit, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit veprojnë," tha ai. Të dielën, ushtria izraelite tha se kishte kryer rreth 10.000 sulme ajrore që nga fillimi i luftës.

Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58