Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Ëatch akuzon Izraelin se ka përdorur bomba e municione me fosfor të bardhë, në bombardimet e tij të fundit në Rripin e Gazës dhe Liban. Kimikati i djegshëm, që përgjithsisht përdoret nga ushtritë për të shënuar zonat mund të shkaktorjë dëme të mëdha te njerëzit dhe është shumë i rrezikshëm kur përdoret si armë, veçanërisht nëse lëshohet në zona të banuara.