Izraeli ka miratuar këtë të premte hapjen e vendkalimit Kerem Shalom për të lejuar kalimin e ndihmave humanitare në Gaza. Kerem Shalom është vendkalimi i dytë që hapet për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare, pas kalimit Rafah që lidh Gazën jugore dhe Egjiptin. Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, i cili sapo ka përfunduar një vizitë në Izrael, e përshkroi këtë veprim si “një hap të rëndësishëm”.