Top News/ Izraeli, gati për sulmin në Rafah / Ushtria propozon plan për evakuimin e civilëve
26/02/2024 10:53

Ushtria izraelite ka propozuar një plan për evakuimin e civilëve “nga zonat e luftimeve” në Gazë, tha zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu, të hënën, pasi udhëheqësi izraelit tha se një ofensivë në qytezën Rafah, në jug të enklavës, ishte e nevojshme. Qeveritë e huaja dhe organizatat e ndihmës vazhdimisht kanë shprehur frikën se një ofensivë ushtarake në Rafah do të rezultonte në numër të madh të viktimave në mesin e civilëve. Mbi 1.4 milion palestinezë – shumica të zhvendosur nga pjesë të tjera të Rripit të Gazës – janë strehuar në Rafah. Kjo qytezë po ashtu është pika e parë e hyrjes së ndihmës humanitare në territor, përmes Egjiptit. Ushtria izraelite “i prezantoi Kabinetit të Luftës planin për evakuimin e popullatës nga zonat e luftimeve në Rripin e Gazës dhe planin e ardhshëm operacional”, u tha në një deklaratë të lëshuar nga Zyra e Netanyahut. Në këtë deklaratë nuk u dhanë detaje se si dhe ku do të vendoseshin civilët. Njoftimi vjen përderisa ndërmjetësit nga Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara u takuan në Doha për bisedime, në të cilat morën pjesë edhe përfaqësuesit e Izraelit dhe Hamasit raportuan mediat e lidhura me shtetin egjiptian. Kjo është përpjekja e re për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi para nisjes së Muajit të shenjtë të Ramazanit. Netanyahu, i cili ka konsideruar kërkesat e Hamasit për tërheqje nga Gaza si “absurde”, deklaroi se një pushtim tokësor në Rafah do t’i jepte Izraelit brenda javësh një “fitore të plotë” ndaj Hamasit. “Nëse kemi një marrëveshje armëpushimi, kjo do të vonohej paksa, por do të ndodhte”, tha ai për pushtimin tokësor gjatë një interviste dhënë për CBS të dielën. “Duhet të bëhet sepse fitorja e plotë është qëllimi ynë dhe kjo fitore mund të arrihet dhe kur të nisim operacionin tonë ky nuk do të jetë objektiv që do të arrihet për muaj të tërë, por brenda javësh”, tha ai.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58