Top News – Izraeli derdh tërbimin mbi Gaza / Sulmon qendrat e strehimit, të paktën 46 viktima
26/05/2025 11:29

Sulmet izraelite vranë të paktën 46 persona në Rripin e Gazës, të hënën, përfshirë 31 në një shkollë të shndërruar në qendër strehimi, e cila u godit teksa njerëzit po flinin, duke i vënë flakën gjësendeve të tyre, bënë të ditur zyrtarët lokalë shëndetësorë. Zyrtarët thanë po ashtu se 55 persona ishin plagosur dhe se një baba dhe pesë fëmijët e tij ishin në mesin e viktimave. Ushtria izraelite tha se kishte në shënjestër militantët që operonin nga shkolla, raporton Associated Press. Një sulm tjetër, në një shtëpi, vrau 15 anëtarë të së njëjtës familje, përfshirë pesë gra dhe dy fëmijë, sipas spitalit Shifa në Qytetin e Gazës, i cili mori kufomat. Izraeli përtëriu ofensivën e tij në mars, pasi i dha fund një armëpushimi me Hamasin, grupin palestinez që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë shpallur organizatë terroriste. Izraeli është zotuar se do të marrë kontrollin e Gazës dhe se do të vazhdojnë të luftojë, derisa Hamasi të shkatërrohet apo të çarmatoset, dhe derisa ai të kthejë 58 pengjet e mbetura. Izraeli nisi të lejonte futjen e një sasie të vogël ndihmash humanitare në Gaza javën e kaluar, pasi kishte bllokuar hyrjen e të gjitha ushqimeve, ilaçeve, karburanteve dhe mallrave të tjera për 2 muaj e gjysmë. Grupet humanitare kanë paralajmëruar se banorët e Gazës mund të vdesin urie dhe thonë se ndihmat që kanë ardhur ditëve të fundit janë aspak të mjaftueshme për t’i përmbushur nevojat e mëdha. Një sistem i ri i ndihmave, i mbështetur nga Izraeli dhe nga Shtetet e Bashkuara, por i refuzuar nga agjencitë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe nga organizatat humanitare pritet të nisë operacionet të hënën, pavarësisht dorëheqjes së amerikanit që udhëhoqi nismën, i cili tha se ajo nuk do të mund të operonte në mënyrë të pavarur. Izraeli thotë se planifikon ta marrë kontrollin e plotë të Gazës dhe të lehtësojë atë që ai e quan emigrim vullnetar të mbi 2 milion banorëve të saj, një plan i hedhur poshtë nga palestinezët dhe nga shumica e komunitetit ndërkombëtar. Fushata ushtarake e Izraelit ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës dhe ka zhvendosur brenda vendit rreth 90 për qind të popullatës së saj. Shumica prej tyre janë shpërngulur disa herë.

Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43