Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha, se është caktuar një datë për ofensivën ushtarake izraelite në qytetin jugor të Rafahut. Aleatët ndërkombëtarë i kundërshtojnë fort planet e Izraelit për pushtimin e Rafahut. "Sot mora një raport të detajuar mbi bisedimet në Kajro, ne po punojmë vazhdimisht për të arritur qëllimet tona, para së gjithash lirimin e të gjitha pengjeve dhe arritjen e njëfitoreje të plotë mbi Hamasin," tha Netanyahu në një video-mesazh të postuar në platformën e mediave sociale X, dikur Tëitter.