Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Athinës dhe Selanikut mbrëmjen e së hënës për të protestuar kundër ndërhyrjes së ushtrisë izraelite ndaj anijes “Madleen”, e cila transportonte ndihma humanitare drejt Rripit të Gazës. Në bord ndodheshin aktivistë paqësorë, ndërsa ndërhyrja ka shkaktuar reagime të forta publike dhe politike.