Reshjet e shiut nuk kanë krijuar probleme përsa u takon përmbytjeve në Qarkun e Kukësit, por për shkak të inerteve në rrugë janë izoluar një numër i madh fshatrash malorë në disa zona të thella. Gjendja më serioze raportohet në njësinë administrative Zapot, ku të tre rrugët që lidhin këtë zonë me qytetin e Kukësit janë bllokuar plotësisht. Shkak janë bërë rrëshqitjet masive të dherave, si dhe dalja nga shtrati i përrenjve dhe lumenjve, të cilët kanë shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në infrastrukturë.