Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në GJKKO kërkesën për ashpërsimin e masës së sigurisë për Sali Berishën. Kërkesa ka mbërritur në gjykatë paraditen e së premtes, 24 orë pasi Kuvendi i hoqi Berishës imunitetin e deputetit. Pas këtij hapi, gjyqtarja Irena Gjoka ka caktuar ditën e martë, ora 10 si ditën ku do të vendosë në lidhje me këtë kërkesë. Në seanca janë të ftuar të marrin pjesë avokatët e Sali Berishës, si dhe dy prokurorët e SPAK, Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja.