Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është diagnostikuar me pneumoni të rëndë bilaterale. Ai u shtrua me urgjencë në spital, pasi shfaqi probleme serioze në frymëmarrje. Pas ekzaminimeve mjekësore u konstatua prekje e rëndë në të dy mushkëritë dhe ministri u vendos menjëherë në ventilim mekanik. Aktualisht ai është i intubuar dhe po merr trajtim intensiv. Gjatë natës, klinikën e vizitoi edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për t’u informuar nga afër mbi situatën. Daçiç konsiderohet një nga figurat më të njohura të politikës serbe, ndërsa lajmi për gjendjen e tij ka shkaktuar reagime dhe shqetësim në skenën politike të vendit.