Sokol Sinomataj, babai i Gëzim Sinomataj, që mbeti i vrarë të dielën e 7 janarit, ka marrë leje nga burgu i Fushë- Krujës për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të djalit të tij. Ndërkohë që gjatë kohës kur Sokoli ka lënë ambjentet e burgut, ai është shoqëruar nga forca të shumta policore. Mësohet se më shumë se 100 forca të policisë dhe të drejtorisë së burgjeve kanë zbarkuar në këtë qytet.